Balla: Ende kam besim, dosjet si ajo e “21 Janarit” duhet të...

Balla: Ende kam besim, dosjet si ajo e “21 Janarit” duhet të hetohen nga Prokuroria e Posaçme

22
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian se ka ende besim në palëkundur që dosjet si ajo e “21 janarit” duhet të hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Në fjalën e tij Balla në prani edhe të dy drejtuesve më të lartë të Prokurorisë së vendit të Olsian Çela dhe Arben Kraja theksoi edhe njëherë qëllimin e ligjvënësit shqiptar në 2016- ën kur krijoi një Prokurori të Posaçme si dhe kërkoi hetim për ngjarjen e 21 janarit.

“Në prani të dy drejtuesve më të lartë të Prokurorisë së vendit të z.Çela dhe z.Kraja, unë kujtova sadopak kush ka qenë qëllimi i ligjvënësit shqiptar në 2016-ën kur krijoi një Prokurori të Posaçme. Modeli ka qenë një model që rezultoi i suksesshëm në vende të ngjashme me Shqipërinë, ku qëllimi përveç krimeve për hetime të korrupsionit, krimit të organizuar ishte edhe hedhja dritë mbi dosjet e vjetra të cilat kanë krijuar kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Në këtë aspekt përsëri vazhdoj të insistoj, unë ende kam besim të palëkundur që dosje si ajo e 21 Janarit duhet të hetohen nga Prokuroria e Posaçme, ky është konstatim, është vlerësim për ju,” u shpreh ndër të tjera Balla.

S'KA KOMENTE