Balla-Berishës: Turpi i këtij parlamenti, do i duhet vizë për të shkuar...

Balla-Berishës: Turpi i këtij parlamenti, do i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalz

27
SHPËRNDAJE

Turpi i këtij parlamenti, kështu e konsideroi kreu I grupit të PS, Taulant Balla ish kryeministri Sali Berisha.

Ky burrë turp nuk ka më, burrëri s’ka pasur kurrë. Nuk ndodh që as unë të ulem në rreshtin tuaj as ky njeri që kërkon të provojë sa i jepet mundësia. Menduam se e kishte nga mosha nevojën për t’u ulur ndaj s’folëm. Sa i përket që ky, pisllëku, se ky i përfaqësoka më mirë Partinë Socialiste, ky PS-së i ha atë… Në 30 vite PS ka kontribuar vetëm për të mirën e këtij vendi. Ky njeriu që e ka tradhtuar Shqipërinë sa herë i jepet mundësia, njeriu që furnizoi me naftë milloshevicit. Ky turpi I këtij parlamenti që vjen këtu 10 minuta, bën pis foltoren dhe ikën.

Ju duhet të keni turp që i rrini nga pas. Turp. Në fjalën time përshëndeta atë që jam i sigurtë do të ndodhë. KE ka marrë vendimin që nën shembullin e Britanisë dhe SHBA dhe të ecë me sanksionet. Saliu mendoj se do i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalz.” u shpreh Balla. Reagimi pasoi uljen e ish kryeministrit Berisha në radhët e socialistëve ndërsa priste për të marrë fjalën në foltoren e parlamentit.

Deklarata e Ballës ka sjellë reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët e kanë konsideruar të papranueshme reagimin e socialistit Balla.

S'KA KOMENTE