Balla bën pazarin e ushqimeve në Lushnjë: Sheh nga afër çmimet e...

Balla bën pazarin e ushqimeve në Lushnjë: Sheh nga afër çmimet e “shportës” në supermarkete

104
SHPËRNDAJE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetaren e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa zbriten në terren këtë të shtunë për të parë nga afër situatën e çmimeve të ushqimeve te shportes, por edhe per të biseduar me administratoret e marketeve në lidhje me masat e qeverise për të mos lejuar abuzime në treg.

Teksa vendosi që shpenzimet për ushqimet e familjes se tij këtë herë ti bëj në Lushnjë, Balla vuri në dukje faktin se është e rendesishme që në këtë moment, ku ndikimi i luftës në Ukrainë është i madh, në tregjet tona të këtë një ofertë.

“E rëndësishme është të ketë një ofertë të produkteve të shportës. Ideja është që ndihma që ka dhënë qeveria për këto tre muaj të kompesojë këtë nivel rritje. Nëse do vazhdojë lufta, larg qoftë edhe qeveria do e kompesojë më shumë”, tha Balla.

Duke parë çmimet e produkteve, Balla theksoi se produktet bazë, kanë çmimet që ka referuar komiteti shtetëror për verifikimin e çmimeve.

“Mendoj që me këto çmime, pra produktet bazë janë aty ku e ka referuar komiteti shtetëror për verifikimin e çmimeve.

Duhet të bëjmë thirrje se nuk ka nevojë për tu krijuar stoqe të mëdha, sepse sido që të shkojë, nuk ka për tu vënë në dyshim furnizimi bazë”, deklaroi Balla.

S'KA KOMENTE