Avioni rus fluturon mbi hapësirën ajrore kanadeze,nisin hetimet

Avioni rus fluturon mbi hapësirën ajrore kanadeze,nisin hetimet

966
SHPËRNDAJE

Kanadaja do të hetojë një fluturim ndaj kompanisë ruse Aeroflot, që shkeli vendimin për t’i ndaluar të gjithave fluturimet që vijnë apo nisen në drejtim të Rusisë.

Autoritetet kanadeze thonë se janë të vetëdijshëm për shkeljen që kjo kompani i bëri, ndërsa kishte destinacion Moskën.

“Ne po fillojmë një hetim të sjelljes së Aeroflot-it dhe ofruesit të pavarur të shërbimit të navigimit ajror. Nuk do të hezitojmë t’i ndërmarrim veprimet e duhura të zbatimit dhe masa të tjera për të parandaluar shkelje të ardhshme”,thuhet në reagim.

Fluturimi, sipas Dailymail, u nis nga Miami rreth orës 14:30, derisa pritet të ulet në Rusi në orën 10:15 të të hënës.

“Hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për sulmet e saj të paprovokuara kundër Ukrainës”, ka deklaruar ministri i Transportit së Qeverisë së Kanadasë, Omar Alghabra.

Janë disa shtete perëndimore që ia kanë ndaluar Rusisë fluturimet, pas luftimeve në Ukrainë.

S'KA KOMENTE