Autoriteti i Konkurrencës gjobit Bankers Petroleum – Vlera 20 milionë lekë, pabarazi...

Autoriteti i Konkurrencës gjobit Bankers Petroleum – Vlera 20 milionë lekë, pabarazi dhe mospërmbushje detyrimesh

1281
SHPËRNDAJE

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur kompaninë Bankers Petroleum me rreth 20 milionë lekë për disa shkelje të konstatuara. Kompania kanadeze e kërkimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit nuk ka respektuar si duhet kushtet me kompanitë e tjera duke krijuar kështu pabarazi.

Së pari, sipas njoftimit të Autoritetit të Konkurrencës, “Bankers”nuk ka aplikuar kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore.

“Gjatë shqyrtimit të çështjes nga Komisioni i Konkurrencës, rezultoi se Ndërmarrja Bankers Petroleum Albania LTD, e cila ka pozitë dominuese në prodhimin e naftës bruto në Republikën e Shqipërisë, nuk ka zbatuar vullnetarisht detyrimin për të aplikuar kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore.”-thuhet në njoftim.

Së dyti “Bankers Petroleum”nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me operacionet hidrokarbure gjatë vitit 2021 dhe 2022.

Autoriteti i Konkurrencës njofton se “Bankers Petroleum Albania LTD “nuk ka përmbushur detyrimet e dhëna në lidhje me operacionet hidrokarbure gjatë vitit 2021 dhe periudhës janar – korrik 2022, si dhe për kostot dhe prodhimin e naftës gjatë muajit korrik 2022, pasi të dhënat janë depozituar pas përfundimit të procedurës së monitorimit, sjellje kjo e ndëshkueshme”

Gjoba ndaj ndërmarrjes Bankers Petroleum Albania LTD  ka ardhur si pasojë e moszbatim të një sër vendimesh të  Komisionit të Konkurrencës.

/SCAN/

S'KA KOMENTE