Athinë/ Katër shqiptarët dhunojnë për vdekje 42 vjeçarin grek pasi i ngacmuan...

Athinë/ Katër shqiptarët dhunojnë për vdekje 42 vjeçarin grek pasi i ngacmuan të dashurën

1702
SHPËRNDAJE

Një sherr brutal ka ndodhur në Athinë të Greqisë, ku 4 shtetas shqiptarë kanë dhunuar për vdekje 42 vjeçarin grek. Konflikti nisi për shkak se shqiptarët ngacmuan të dashurën e 42 vjeçarit pasi ky i fundit shkoi në tualet.

Pasi u kthye nga tualeti, greku i njohur me emrin Dhimitri është konfliktuar fizikisht me shqiptarët të cilët njiheshin si problematikë në zonën ku banonin, shkruajnë mediat greke.

Katër shqiptarët kanë sulmuar 42 vjecarin duke e nxjerrë jashtë lokalit ku kanë nisur ta godasin duke perdorur edhe nje perforcues metalik grushti. Viktima ka marrë plage ne koke dhe pjese te tjera te trupit. Goditjet ne koke ishin te renda duke shkaktuar dhe hemorragji. Ne oren 02.05 eshte njoftuar autoambulanca dhe ne oren 03.10 ndodhej ne urgjence. Megjithe ndihmen e mjekeve nuk arriti t’i mbijetoje plageve. Policia po punon per identifikimin dhe kapjen e autoreve.

S'KA KOMENTE