Rëndohet bilanci i atentatit në Fushë Krujë.
Burime nga Policia e Krujës bëjnë të ditur se dyshohet se 3 persona janë vrarë në këtë atentat.
Mesohet se viktimat janë shoferi dhe dy pasagjerët.
Sipas informacioneve paraprake, pasagjeri i ulur pas ka dalë nga mjeti kur ai është qëlluar dhe ka tentuar të largohet me vrap. Por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar dhe atë
Nga targat e mjetit rezulton se mjeti është në pronësi të një personi me banim në Fushë Kuqe. Nuk dihet ende nëse pronari ishte në makinë dhe kush ishte shënjestra e këtij atentati.