Atentati me 6 plumba ndaj Erion Hasanbelliut, mediat belge japin detaje

Atentati me 6 plumba ndaj Erion Hasanbelliut, mediat belge japin detaje

1342
SHPËRNDAJE

Mediat belge kanë dhënë detaje në lidhje me atentatin që iu bë 43-vjeçarit shqiptar, Erion Hasanbelliu, i cili ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e 6 plumbave që janë lëshuar ndaj tij.

Mediat vendase bëjnë me dije se plumbat e kanë prekur Hasanbelliun në shpinë dhe në këmbë, ndërkohë që autori i dyshuar për ngjarjen është Kasandër Noga, 44 vjeç.

Autori dhe i plagosuri kanë një zinxhir hakmarrjesh mes tyre, që daton 20 vite më parëë, iu u vra në spitalin e Sanatoriumin babai i Hasanbelliut.

Duke iu referuar mediave belge, prokuroria ka nisur hetimet për tentativë vrasje, ndërsa thonë se autori dyshohet se është shqiptar, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet. Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandro Nogës.

E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Kasandro Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku i Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliu, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

Por kush është Kasandro Noga i cili akuzohet nga autoritetet belge se është autor i atentatit ndaj Hasanbelliut?

Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.

S'KA KOMENTE