Atentati me 3 viktima në Fushë Krujë, mbi 10 të shoqëruar

Atentati me 3 viktima në Fushë Krujë, mbi 10 të shoqëruar

91
SHPËRNDAJE

Zbardhen detaje të reja nga masakra e trefishtë në Fushë Krujë, ku u ekzekutuan me kallashnikov dhe u dogën brenda makinës shtetasit Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj.

Burimet bëjnë me dije se Policia e Krujës ka shoqëruar mbi 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje për vrasjen e trefishtë që tronditi mbarë vendin.

Të gjithë të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi në Fushë Krujë nuk ka ambiente. Ndërkohë, edhe sot me dhjetëra forca të FNSH kanë mbërritur në Fushë-Krujë, për të mbledhur të tjera prova nga vendngjarja.

Ndërkohë policia nëpërmjet një njoftimi zyrtar bën me dije se ofron 30 milionë lekë të vjetra për këdo që ofron informacion mbi ngjarjen e ndodhur.

S'KA KOMENTE