Atentati me 2 të vrarë/ Vëzhgoheshin prej ditësh nga autorët, policia kontrolle...

Atentati me 2 të vrarë/ Vëzhgoheshin prej ditësh nga autorët, policia kontrolle në disa banesa

361
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur në Panaja të Vlorës, ku mbetën të vrarë 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Haki Xhezo. Mësohet se policia po ushtron kontrolle në disa banesa të personave me precedentë në Vlorë.

Mesohet se janë marrë në pyetje persona të afërt me viktimat dhe që kanë pasur informacione për lëvizjet e tyre të fundit.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se Shpati Lena dhe Haki Xhezo të njëjtën itinerar rruge që kanë bërë sot e kanë bërë edhe ditë më parë dhe vëzhgoheshin prej ditësh nga atentatorët.

Sakaq ditën e sotme mësohet se viktimat janë nisur nga Vlora dhe dyshohej se do të shkonin në Lushnjë.

S'KA KOMENTE