Atentat ndaj shqiptarit në Athinë, larje hesapesh për drogën!

Atentat ndaj shqiptarit në Athinë, larje hesapesh për drogën!

2734
SHPËRNDAJE

Një atentat më armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në kryqytetin grek, ndaj një qytetari me origjinë shqiptare.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja u shënua në Metaksurgio, ne rrugen Xiuo 6.

Informacionet në dispozicion sugjerojnë se shqiptari ka marrë plagë në bark dhe këmbë, dhe se është transportuar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, ngjarja dyshohet për larje hesapesh, për shkak të trafikut të drogës.

Sipas raportimeve në shtetin helen, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

“Të shtëna me armë zjarri në qendër të Athinës mbrëmjen e së premtes (15/7), si pasojë e të cilave mbeti i plagosur një burrë me origjinë nga Shqipëria.

I huaji u u qëllua me plumba dhe është dërguar në spital me autoambulancë të EKAV-së, ndërsa autoritetet policore po kryejnë hetimet për identifikimin e autorëve”, raportojnë mediat greke.

S'KA KOMENTE