Atentat mafioz ne Greqi ,media vendase: Larje hesapesh

Atentat mafioz ne Greqi ,media vendase: Larje hesapesh

3955
SHPËRNDAJE

Një ekzekutim i tipit mafioz ka tronditur mëngjesin e sotëm Greqinë. Ngjarja ka ndodhur në Petralonë, ndërsa banorët e zonës janë zgjuar të tmerruar nga zhurma e të shtënave të armëve.

Pasi është njoftuar nga banorët, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka gjetur një person i cili kishte ndërruar jetë menjëherë, në rrugën Alkminis 107.

Nga informacionet paraprake, policia mendon se ekzekutori apo ekzekutorët, kanë ngritur pritë për viktimën, dhe më pas kanë gjuajtur drejtë tij të paktën 14 plumba, pasi në vendngjarje janë gjetur 14 gëzhoja.

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur, por se mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për larje hesapesh.

Viktima ka marrë plumba në gjoks dhe kokë, ndërsa është gjetur i zhveshur nga mesi e lart.

Pranë viktimës është gjetur edhe një shumë prej 5 mijë eurosh dhe një aparat celular.

Aparati celular është pikërisht është ajo ku policia është përqendruar në gjetjen e detajeve që mund të çojnë në identifikimin e viktimës.

S'KA KOMENTE