Arrestohet shqiptari në Greqi, përplasi për vdekje të riun me skuter

Arrestohet shqiptari në Greqi, përplasi për vdekje të riun me skuter

1954
SHPËRNDAJE

Dy aksidente tragjike kanë ndodhur në dy ditët e fundit në Greqi, konkretisht në Paros dhe Mykonos.

Viktimat në të dyja rastet ishin duke lëvizur me një skuter elektrik .

Në mënyrë të veçantë, në Paros, në zonën e Ampelasit, mëngjesin e së martës një 26-vjeçar është “marrë para” nga një automjet. Sipas cyclades24.gr, drejtuesi i mjetit ishte një 60-vjeçar nga Shqipëria, i cili u arrestua. I riu u dërgua në qendrën shëndetësore të ishullit, por pak më vonë ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Pak ditë më parë dhe konkretisht në mbrëmjen e të dielës së Pashkëve ka ndodhur aksidenti tjetër në ishullin Mykonos ku një makinë përplasi për vdekje një 44-vjeçar që lëvizte me skuter.

S'KA KOMENTE