Athinë kapen mbi 21 kg marijuanë dhe rreth 1 kg kokainë, në pranga shqiptari
Policia greke ka arrestuar një shqiptar 37-vjeç në zonën e Nikeas, Athinë dhe ka sekuestruar një sasi të madhe droge. Gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 20 pako me 21 kg 638 gram marijuanë, 868 gram kokainë, 1 peshore dhe 1 celular. Shqiptari kishte krijuar një mur të dyfishtë në papafingo që shërbente për fshehjen e drogës.