Arrestohet në Turqi 49-vjeçari shqiptar, i dënuar për vrasje në 1997

Arrestohet në Turqi 49-vjeçari shqiptar, i dënuar për vrasje në 1997

655
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Behram”. 

Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë turke. 

Lokalizohet në Turqi, kapet dhe vihet në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 14 vjet burgim për vrasje.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve policore të Turqisë, kapet në tentativë për t’u futur në Turqi, me dokumente të falsifikuara, 49-vjeçari nga Kuçova, i dënuar me 14 vjet burgim për vrasje. 

Pas marrjes së informacionit nga Policia Kufitare e Rinasit dhe strukturat hetimore të DVP Berat, u bashkëpunua me FAST Albania dhe pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë Kufitare shqiptare dhe asaj turke, për vendndodhjen dhe tentativën për t’u futur në Turqi, të 49-vjeçarit, i cili më parë fshihej në Greqi, u organizua dhe u finalizua operacioni i përbashkët policor mes Policisë së Shtetit dhe Policisë turke, i koduar “Behram”. 

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja në Turqi dhe deportimi në Rinas i shtetasit Petro Tane (Petrit Tabaku), 49 vjeç, banues në Kuçovë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2006 është dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë, për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi Petro Tane, në vitin 1997, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin A. S. 

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, në ngarkim të këtij shtetasi.

S'KA KOMENTE