Arrestohet i riu shqiptar në Greqi, në banesë iu gjet mbi 30...

Arrestohet i riu shqiptar në Greqi, në banesë iu gjet mbi 30 kg heroinë

177
SHPËRNDAJE

Një 28-vjeçar shqiptar në Athinë është arrestuar, ndërsa gjatë arrestimit në apartamentin e tij u gjetën mbi 30 kg heroinë.  Bëhet me dije se heroina do të shpërndahej në rrjetin e bandës dhe më pas do të kalonte në tregun e Athinës.

Policia e Atikës ka njoftuar se arrestimi u krye ditën e djeshme nga drejtoria e anti-drogës, pas një operacioni blic në qendër të Athinës.

Ky operacion ishte zhvilluar për shkak se policia kishte të dhëna për aktivitetin kriminal ku bënte pjesë edhe i riu shqiptar.

Ndërkohë i arrestuari është paraqitur këtë të martë në Prokurinë e Krimeve të Athinës.

S'KA KOMENTE