Arrestohet 54 vjecari ne Mallakaster per kultivim te bimeve narkotike

Arrestohet 54 vjecari ne Mallakaster per kultivim te bimeve narkotike

4254
SHPËRNDAJE

Mallakastër/Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 54 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në fshatin Zhupanat, u gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Nga hetimet rezultoi se autor i kultivimit të tyre është shtetasi M. Sh.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. T., 43 vjeç, banues në Dimal, pasi ditën e djeshme, në Divjakë, duke drejtuar automjetin është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin G. S., 39 vjeç, banues në Tiranë. Për pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasi G. T dhe pasagjerja, shtetasja A. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE