Arrestohet 53 vjecari nga Levani,Fier, per ngacmim te nje te miture

Arrestohet 53 vjecari nga Levani,Fier, per ngacmim te nje te miture

2392
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u ndalua për veprën penale “Vepra të turpshme” shtetasi P. B., 53 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u proceduan penalisht shtetasit L. C., 65 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, pasi në aksin rrugor Lushnjë- Divjakë, duke drejtuar përkatësisht mjetet tip “Benz” dhe “Honday”, janë përplasur dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit tip “Honday”, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë për shtetasit E. A., 28 vjeç dhe K. Z., 43 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Lushnjë- Fier, duke drejtuar përkatësisht automjetet tip “Ford” dhe “Zetor”, janë përplasur dhe për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i zetorit, shtetasi K. Z. dhe pasagjeri i mjetit zetor, shtetasi B. B., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi P. A., 32 vjeç, banues në fshatin Rom, Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin D. L., 49 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin C. M., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE