Arrestohet 48-vjeçari nga Fieri/Tentoi të vriste dy persona/ Ishte shpallur në kërkim...

Arrestohet 48-vjeçari nga Fieri/Tentoi të vriste dy persona/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

5144
SHPËRNDAJE

Një 48-vjeçar nga Fieri është vënë në prangat e policisë së Fierit, i akuzuar për “vrasje e dyfishtë”, e mbetur në tentativë.

Në pranga përfundoi Aleksandër Agaçi, 48 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar rikthimin e tij në burg, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 6 muaj burg, duke konvertuar kështu vendimin e dhënë nga autoritetet italiane, për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, mbetur në tentativë, e kryer në shtetin italian.

Njoftimi: 

Berat

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, e mbetur në tentativë.

Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve në DVP Berat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen e shtetasit në kërkim kombëtar:

Aleksandër Agaçi, 48 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar rikthimin e tij në burg, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 6 muaj burg, duke konvertuar kështu vendimin e dhënë nga autoritetet italiane, për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, mbetur në tentativë, e kryer në shtetin italian.

Ky shtetas u transferua në ambientet e DVP Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE