Arrestohet 35 vjecari nga FIERI ,shpallur ne kerkim per kultivim te bimeve...

Arrestohet 35 vjecari nga FIERI ,shpallur ne kerkim per kultivim te bimeve narkotike

3009
SHPËRNDAJE

Fier

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Indrit Koliçi, 35 vjeç, banues në Gjokalli, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 01.03 2022, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 3 muaj burgim.

Ky shtetas, është arrestuar në flagrancë nga Policia më datë 13.09.2021, pasi kishte mbjellë në oborrin e banesës së tij, bimë narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin M. K., 61 vjeç, banues në Suk 1, pasi është kapur duke vjedhur në serat e shtetasit E. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE