Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, ishte në kërkim për një vrasje në...

Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, ishte në kërkim për një vrasje në Greqi

690
SHPËRNDAJE

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua në Brunico në bazë të një urdhër-arresti europian. Ai akuzohet për një vrasje të kryer në Greqi në korrik të vitit 2010.

Sipas mediave, shqiptari kishte 4 vite që jetonte rregullisht në Brunico, ishte i doktoruar dhe punonte për një kompani lokale. Të mërkurën ai priti një vizitë nga oficerët e komisariatit të San Candido. 

Burri, një 32-vjeçar shqiptar me inicialet S.P., ndodhet në burgun e Bolzanos që nga mbrëmja e së mërkurës.

Akuza ndaj tij sipas urdhrit të arrestit është e rëndë, konkretisht se ka kryer një vrasje në korrik të vitit 2010 gjatë një vjedhjeje në Greqi. “Ne nuk dimë asgjë për rrethanat e krimit për të cilin akuzohet klienti ynë,” thotë avokati penal Marco Dall’Aglio, i cili mbron të arrestuarin së bashku me Nicola Nettis. Kur e arrestuan, u shokua, nuk dinte asgjë për një hetim ndaj tij në Greqi.

Deri më tani avokatët nuk kanë mundur të flasin me të, por të afërmit e tij kanë thënë se ai nuk mund të ketë lidhje me rastin në Greqi. Shqiptari në 2010 ishte student universiteti në Shqipëri. “Qëndrimi i tij i vetëm në Greqi daton në një udhëtim shkollor kur ishte 13 vjeç”, tha avokati Dall’Aglio.

Prandaj, dyshimi është i qartë se urdhër-arresti bazohet në një ngatërresë. Pra një gabim drejtësie.

Tashmë avokatët mbrojtës po përpiqen të marrin informacione të mëtejshme për vrasjen e dyshuar në Greqi, pasi në shtator do të zhvillohet seanca dëgjimore në Gjykatën e Lartë Rajonale për ankesën kundër ekstradimit në Greqi, e cila do të depozitohet së shpejti. Duhen mbledhur prova për të treguar se P.S. nuk ishte në Greqi në korrik 2010.

S'KA KOMENTE