Arrestohet 31 vjecari,pjesë e një grupi trafiku droge në Itali

Arrestohet 31 vjecari,pjesë e një grupi trafiku droge në Itali

93
SHPËRNDAJE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Member”, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi të kërkuar nga autoritetet italiane. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 31-vjeçarin Alfons Gjikaj. 

NJOFTIMI I POLICISE
Kapet në Vlorë dhe vihet në pranga, një shtetas i shpallur në kërkim, si pjesëtar i një organizate kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim ne shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë dhe me Interpol Tiranën, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga autoritetet italiane, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Member”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i përkohshëm i shtetasit A. Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër-arrest ndaj 31-vjeçarit, në vitin 2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE