Arrestohet 30 vjecari nga Fieri shpallur ne kerkim per trafik droge

Arrestohet 30 vjecari nga Fieri shpallur ne kerkim per trafik droge

3759
SHPËRNDAJE

Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Running”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Fier dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari i dënuar me 3 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Running”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Besmir Sopi, 30 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Ky shtetas, pasi ka parë forcat e Policisë, ka tentuar të largohet duke u fshehur në një zonë me bimësi të dendur, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 12.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në datën 29 shtator 2020, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në Zhupan, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 kg cannabis sativa, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE