Arrestohen 3 persona ne Fier, ndiqen penalisht 2 te tjere dhe shpallet...

Arrestohen 3 persona ne Fier, ndiqen penalisht 2 te tjere dhe shpallet ne kerkim nje tjeter

4782
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Xh. Xh., 31 vjeç, banues në fshatin Pluk, Lushnjë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” pasi duke dalë jashtë banesës së tij, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja”;

-R. D., 51 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjes së vëllait të tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi kallëzon shtetasi G. D., se 37-vjeçari, me anë të mashtrimit, i ka marë shumën prej 680.000 lekësh.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi B. L., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin V. V., 31 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Golf”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit P. B., 23 vjeç, banues në Grabian, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit A. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE