Jeton Lami, polici që dyshohet se ka ndihmuar të transportohej i shumëkërkuari Ervis Martinaj është lënë sot në burg nga Gjykata.
Gjykata e Kurbinit ka caktuar për policin 28-vjeçar masën arrest me burg për shpërdorim detyre.
28-vjeçarin Jeton Lami,i cili u arrestua ditën e djeshme pasi dyshohet se ka transportuar Ervis Martinajn gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”.Lami banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nuk ka dhënë asnjë shpjegim para hetuesve, ditën e sotme ai u mor në pyetje nga gjyqtari Aurel Arapi.