Arratiset nga Gjykata i burgosuri

Arratiset nga Gjykata i burgosuri

391
SHPËRNDAJE

Është arratisur nga Gjykata e Korçës i burgosuri Kristian Medolli. Mësohet se ai akuzohej për vjedhjen e një banese.

Njoftimi i policisë Korçë:
“Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom).
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e këtij shtetasi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”

S'KA KOMENTE