Armëpushim i përkohshëm është shpallur në Mariupol, një qytet port në Ukrainën...

Armëpushim i përkohshëm është shpallur në Mariupol, një qytet port në Ukrainën jugore

30
SHPËRNDAJE

Një armëpushim i përkohshëm është shpallur në Mariupol, një qytet port në Ukrainën jugore, nga ora 10:00-21:00 me orën lokale, sipas këshillit të qytetit.

Civilët do të jenë në gjendje të largohen nga qyteti përgjatë një rruge të rënë dakord nga ora 12:00 me kohën lokale (10:00 GMT).

Një plan i ngjashëm i shpallur të shtunën u rrëzua menjëherë pasi u njoftua, për shkak të bombardimeve të rinovuara.

Ndërkohë që në qytet, raportohet se ka mijëra të vrarë, ndërsa mungon uji dhe energjia elektrike. Po ashtu komunikimi përmes celularëve është ndërprerë.

Mbetet për tu parë nëse armëpushimi do të respektohet nga pala ruse, e cila dje e shkeli, duke bombarduar në një kohë kur kishte nisur evakuimi i qytetarëve.

S'KA KOMENTE