Arbitrazhi detyron qeverinë shqiptare t’i paguajë 108 mln euro Becchettit, Balluku: “Se...

Arbitrazhi detyron qeverinë shqiptare t’i paguajë 108 mln euro Becchettit, Balluku: “Se njohim vendimin”

45
SHPËRNDAJE

Agon Channel fitoi përfundimisht në përballjen me qeverinë shqiptare, pasi Arbitrazhi i Bankës Botërore ka rrëzuar rekursin e qeverisë Rama dhe i ka dhënë të drejtë televizionit të biznesmenit italian Francesco Becchetti, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më herët.

Sipas vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, qeveria shqiptare i detyrohet tashmë dhe duhet t’i paguajë Becchettit 108 mln euro.

Por qeveria shqiptare thotë se nuk do të njohë vendimin dhe se nuk do të paguaj asgjë.

Zv.kryeminsitrja Belinda Balluku e ka quajtur biznesmenin italian kriminel, duke thënë se do ta vazhdojnë betejën ligjore. Ajo deklaron se nuk ka shans që qeveria të lejojë që “Shqipëria të merret peng nga një kriminel i këtij niveli”.

“Më vjen keq që ndjej nota kënaqësie në vendimin e Arbitrazhit. Por nëse i referoheni vendimeve të gjykatës supreme të Mbretërisë së Bashkuar, shtetet për shkak të sovranitetit kanë të drejtë të mos i marrin parasysh vendimet.

Kështu që ky është pozicioni jonë. Qeveria shqiptare do të luftojë për sovranitetin e këtij vendi sikur i takon dhe do të mbrojnë vendin nga çdo kriminel i dënuar nga 10 apo 17 vite. Dhe nuk ka shans që qeveria të lejojë që Shqipëria të lejojë të merret peng nga një kriminel i këtij niveli.

Kur Shqipëria të fitojë këtë luftë do të ndihmojë edhe disa vende të tjera dhe kompania që kanë prej vitesh që dhunohen dhe përdhunohen nga i njëjti kriminel. Do të marrim avokatët më të mirë dhe do të mbrohemi nga një kriminel”, deklaroi ajo.

S'KA KOMENTE