Ankohen fermerët në Mallakastër: Jemi penduar që kemi mbjelle ullinj

Ankohen fermerët në Mallakastër: Jemi penduar që kemi mbjelle ullinj

745
SHPËRNDAJE

Prodhuesit e ullinjve në Mallakastër thonë se po përballen me mungesën e tregut dhe me çmime aspak të arsyeshme për këtë  prodhim.

Kërkojnë tregje dhe pika të afërta grumbullimi në mënyrë që të justifikojnë punë e tyre. 

Rromësi i Mallakastrës ka mbi 40 mijë rrënjë ulliri shekullor dhe pas viteve 90 u shtuan edhe rreth 100 mijë rrënjët tjera, por prodhimi nuk gjen treg.Hasan Gjysho Karemani është një prej fermerëve  që merret me kultivimin e këtij prodhimi..   thotë se është penduar që ka zgjedhur Ullirin, këtë vit u shitën me çmim aspak me interes.

Në Cakran është pika me e afërt e grumbullimit, dhe kjo ja vështirëson edhe më shumë  punën.

Mungesa e vëmendjes nga qeveria ka bërë që  nga mbi 300 shtëpi, shumë pak të jenë të banuara, të tjerët janë larguar.

Nga qeveria kërkojnë mbështetje për të shitur  prodhimet e tyre me çmim të arsyeshëm për të justifikuar punën dhe shpenzimet.

S'KA KOMENTE