Alibeaj nis takimet në terren, sot ne Fier me 3 deputetë

Alibeaj nis takimet në terren, sot ne Fier me 3 deputetë

277
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka nisur takimet në terren me anëtarët e partisë Demokratike. Ditën e sotme është shfaqur në qytetin e Fierit, ku siç edhe ai shkruan në postimin e tij në facebook, në takim merrnin pjesë edhe anëtarë tëkryesisë dhe kryetarë grupseksionesh.

Alibeaj shoqërohej gjithashtu edhe nga te deputetë të grupit parlamentar të PD-së, Eralda Tase Bano, Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi.

Ai shoqërohej gjithashtu edhe nga Agron Kapllanaj të cilin e konsideron si kryetar të PD në degën e Fierit.

Postimi i Plotë nga Alibeaj:

Bashkëbisedim me anëtarë të kryesisë dhe drejtues grupseksionesh të kësaj dege dhe mbi të gjitha takim mes miqsh e kontributorësh historikë, të ditëve më të vështira. Së bashku me Kryetarin e degës së PD-së Fier, Agron Kapllanaj dhe me kolegët e qarkut, Eralda Tase Bano, Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi.

S'KA KOMENTE