ALBPETROL shet 120 mije ton naftë me vlere 73 mln €

ALBPETROL shet 120 mije ton naftë me vlere 73 mln €

724
SHPËRNDAJE

Shoqëria shtetërore e prodhimit të naftës ka finalizuar një kontratë ankandi për shitjen 120 mijë tonë naftë bruto me vlerën 73 milionë euro.

Në ankand ka marrë pjesë vetëm bashkimi i operatorëve Europetrol Durrës dhe R.B.H Belinë, oferta e të cilëve ka rezultuar e suksesshme.

Albpetrol do të furnizojë për 1 vit me naftë këto kompani.

Operacioni pritet të ulë humbjet që Albpetrol ka akumuluar vitet e fundit

Në dhjetor 2021 humbjet e mbartura kapën shifrën 56.6 milionë euro.

Pavarësisht ankandit, sfida për uljen e humbjeve mbetet e lartë për shkak të shpenzimeve të larta që bën kompania.

Vitin e shkuar Albpetrol shiti 46.9 milionë euro naftë, por shpenzoi 46.8 milionë euro, ku 12 milionë euro shkuan për pagat e punonjësve.

Në borderotë e kompanisë punësohen 1800 persona kundrejt numrit 500 që ka personeli i Bankers Petroleum, kompani që prodhon 10 herë më shumë naftë.

Në vite ministrat e Infrastrukturës dhe Energjisë u kanë lënë detyrë administratorëve për të rregulluar rezultatin financiar.

Që prej vitit 2018 e deri më sot në krye të kompanisë kanë qenë 10 drejtues.

Së fundi administrator i saj është emëruar Klejdi Cenomeri, i cili më parë mbante detyrën e këshilltarit të menaxherit të përgjithshëm të Bankers Petroleum.

S'KA KOMENTE