Alarm në Greqi, 3 fëmijë humbin jetën nga Streptokoku A

Alarm në Greqi, 3 fëmijë humbin jetën nga Streptokoku A

187
SHPËRNDAJE

GREQI 

3 fëmijë kanë humbur jetën nga Streptokoku A në Greqi ndërsa shifrat e fëmijëve të prekur nga infeksioni respirator bakterial janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit. 

Lajmi është konfirmuar nga Organizata Greke e Shëndetit Publik, pas një kërkese për informim të vazhdueshëm zyrtar nga Qendra Europiane e Parandalimit të Epidemive. Sipas deklaratës, bëhet fjalë për një fëmijë 6 vjeç në 10 shkurt 2023, një fëmijë po 6 vjeç në 24 shkurt 2023 dhe një fëmijë 19 muajsh në 23 mars 2023. 

Sipas deklaratës së kësaj organizate, tre rastet nuk kanë të dhëna për lidhje epidemike, si dhe akoma nuk kanë udhëzime nga Qendra Europiane e Parandalimit të Epidemive (ECDC) për masa ekstra, përveç sensibilizimit të opinionit publik në masat e hershme të higjienës shëndetësore. 

Ndërkohë që gjatë muajve të fundit ECDC ka aktivizuar një periudhë vrojtimi dhe informimi të detajuar më intensiv të infeksioneve serioze në nivel europian, ndërsa është hera e parë sivjet që ka kërkuar shifrat e fëmijëve të prekur si dhe të humbjeve të jetës çdo javë nga të gjitha vendet europiane. 

Kjo ndodh për shkak të numrit të lartë të fëmijëve të prekur nga streptokoku b-hemolitik i grupit A (GAS ose GBS) në Angli e Mbretërinë e Bashkuar si dhe në mjaft vende të Europës. Megjithatë, akoma nuk ka një raportim zyrtar nëse rastet e shtuara të infeksionit janë për shkak të një aktivizimi ekstra të bakterit apo sepse testimet janë shtuar pas pandemisë, e si rezultat vërtetohen më shumë raste se vitet e kaluara.

Në Greqi rastet e fëmijëve të prekur nga streptokoku janë shtuar, ndërsa pediatrët janë në gatishmëri të plotë, duke udhëzuar përveç masave të zakonshme mbrojtëse edhe një test klinik në çdo rast që fëmija shfaq temperaturë të lartë e dhembje fyti apo simptoma të tjera të zakonshme edhe për viruse të stinës.

Simptomat shqetësuese janë temperatura, dhembje fyti, dhembje muskujsh, humbje oreksi, simptoma që nuk shfaqin përmirësim edhe pas 2-3 ditëve.

S'KA KOMENTE