Akuzohen për rryshfet dhe korrupsion, pritet arrestimi i rreth 60 policëve të...

Akuzohen për rryshfet dhe korrupsion, pritet arrestimi i rreth 60 policëve të Kosovës e Shqipërisë

90
SHPËRNDAJE

Inspektorati Policor të Kosovës dhe Prokuroria Speciale në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë janë duke vazhduar aksionin “Pika”, që para disa javësh përfundoi me arrestimin e mbi 50 zyrtarëve policorë.

Sipas burimeve të Gazetës Express, atje pritet të arrestohen rreth 20 policë të Kosovës dhe 40 të Shqipërisë.

Ata dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës bashkë me Prokurorinë Speciale kanë nisur sot herët një aksion për dyshimet për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas komunikatës, këtij aksioni i ka paraprirë një hetim një vjeçar.

“Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në komunikatë.

S'KA KOMENTE