Aksion i madh i policisë në Belgjikë/ Goditet” mafia shqiptare në Belgjikë,...

Aksion i madh i policisë në Belgjikë/ Goditet” mafia shqiptare në Belgjikë, 30 të arrestuar

1076
SHPËRNDAJE

30 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë së Belgjikës. Mësohet se objektiv i operacionit të policisë ka qenë mafia shqiptare. 

Policia ka bastisur disa banesa që kanë çuar në arrestimin e shqiptarëve, identitetet e të cilëve nuk dihen ende. 

Objektiv i këtij operacioni të madh ka qenë goditja e bandës së shqiptarëve qe merreshin me tregtinë ndërkombëtare të armëve dhe drogës. 

Operacioni u zhvillua sot rreth orës 04:00 të mengjesit ku u kontrolluan mbi 30 shtëpi ndërsa arrestoi disa persona në Belgjikë, Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë.

Media belge “HLN” shkruan se nuk është hera e parë që mafias shqiptare i jepet një goditje.

Ky operacion erdhi pas aksionit të parë ku u arrestuan 64 persona ndërsa 114 banesa u bastisën nga policia. Hetuesit zbuluan gjithashtu 6 laboratorë të përpunimit të kokainës. “Gjithashtu rezultoi se në Bruksel po zhvillohet një luftë e vërtetë droge. Ka një grindje territoriale mes dy klaneve që ka rezultuar tashmë në të paktën tetë vendbanime, si në vendin tonë ashtu edhe në Shqipëri.”, shkruan media belge.

S'KA KOMENTE