Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, një i vdekur dhe disa...

Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, një i vdekur dhe disa të plagosur

828
SHPËRNDAJE

Një autobus me targa shqiptare është përmbysur në Kroaci, ndërsa nga informacionet e para raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur.

Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë moti i keq, për shkak të borës dhe ngricave në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43 në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.

Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.

S'KA KOMENTE