Aksidenti në Greqi, Ministria e Jashtme: Janë identifikuar 4 shqiptarë mes viktimave,...

Aksidenti në Greqi, Ministria e Jashtme: Janë identifikuar 4 shqiptarë mes viktimave, pritet testi i ADN për një tjetër të zhdukur 

128
SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë me dije se janë identifikuar katër shqiptarë, pjesë e viktimave të tragjedisë së ndodhur me përplasjen e trenave në Larisa.

MEPJ ka deklaruar se pas komunikimit me autoritetet greke, viktimat shqiptare janë identifikuar si shtetasit Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato.

Ndërkohë pritet identifikimi me anë të testit të ADN për një tjetër shqiptar të zhdukur.

Njoftimi: 

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka
Pavlin Bozo
Joanis Xhollas
Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.

MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

S'KA KOMENTE