Aksident tragjik në Greqi, vdesin 2 vëllezërit shqiptarë, plagosen 3 persona të...

Aksident tragjik në Greqi, vdesin 2 vëllezërit shqiptarë, plagosen 3 persona të tjerë

5553
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme në Greqi, ku si pasojë kanë ndërruar jetë dy vëllezër shqiptarë, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre persona të tjerë.

Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur në rrugën Lamia – Livadeia, ku shoferi shqiptar ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës, e më pas makina ka përfunduar në lumë.

Si pasojë kanë humbur jetën 30 vjeçari dhe vëllai i tij 27-vjeç, ndërsa kanë mbetur të plasur tre pasagjerët e tjerë, një 31 vjeçar shqiptar, dhe një 29 dhe 22-vjeçar grek.

S'KA KOMENTE