Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

223
SHPËRNDAJE

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur në Greqi mesditën e së martës.

Mediat helene raportojnë se 17-vjeçari Enea Topi humbi jetën në lagjen Agios Tryphons në Kavallë, pranë Fondacionit të Agia Marina. ndërsa po udhëtonte me motor.

Ai ishte duke ecur me motor me një person tjetër, kur motori është përplasur nga një kamion i madh i bashkisë Kavallë, njoftojnë mediat greke.

Kamioni i plehrave po shkonte drejt landfillit të bashkisë Kavallë, kur i riu duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit të madh.

Stafi arsimor i shkollës shprehu dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike.

“Dhimbja na pushtoi kur pak kohë më parë u njoftuam për vdekjen e nxënësit tonë në një aksident trafiku në zonën e Agios Tryphons. Një fëmijë i lumtur, i dashur nga të gjithë, sportist, lojtar i ekipit të futbollit të shkollës sonë”,  thuhet në njoftimin e shkollës.

S'KA KOMENTE