Aksident në Mallakastër-Memaliaj, makina përplas këmbësorin dhe 3 makina të parkuara

Aksident në Mallakastër-Memaliaj, makina përplas këmbësorin dhe 3 makina të parkuara

649
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur rreth orës 08:35, në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj.

Në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”, shtetasi V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka goditur tre mjete të parkuara (dëme materiale) dhe (këmbësorin) shtetasin Q. H., 87 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, i cili u transportua për në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi V. K. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

S'KA KOMENTE