Aksident i trenave ne Greqi, shkon ne 57 numri i viktimave

Aksident i trenave ne Greqi, shkon ne 57 numri i viktimave

99
SHPËRNDAJE

Rifilluan sërish kërkimet për viktimat në vagonët e djegur të Interciti 62, ku humbën jetën 57 persona. Sipas burimeve paraprake rezultojnë katër shqiptarë të zhdukur.

Zjarrfikësit deklaruan se janë 57 trupa të dërguar në morg, edhe pse nuk përjashtohet skenari i frikshëm disa pasagjerë të mos gjenden kurrë. Vetëm 11 viktima janë identifikuar deri tani, ndërsa për 33 do të përdoret testi i ADN. Sakaq 14 trupa janë plotësisht të djegur, të cilët janë  transferuar sot në morg.

Intercity kishte shpejtësi 166 km/orë në momentin e përplasjes ndërsa temperatura në dy vagonët e parë pas përplasjes ka arritur në 1500 gradë C, gjithçka ka shkrirë, thonë forcat e ekipit special të shpëtimit, që e përshkruajnë si eksperienca më shokuese që kanë jetuar deri më sot.

Mediat kanë publikuar pamjet e përplasjes që në kushtet e errësirës, të japin përshtypjen e një shpërthimi të madh.

Dje në mbrëmje kanë dhënë dorëheqjen kryesia e organizatave të hekurudhave të Greqisë, OSE dhe Ergose, ndërsa sot përgjigjet në prokurori përgjegjësi i stacionit të trenit në Evangjelismo Tembi që urdhëroi kalimin e trenave. “Zbatova udhëzimet por nuk funksionoi tabela” ka dëshmuar në polici, duke pranuar se u mjaftua në procedurën automatike. Sipas dëshmive të punonjësve të tjerë, u harrua të ripërdoret çelësi pas kalimit të një treni lokal për rikthimin e Intecity në shinat e duhura.

Pak ditë më parë, në 7 shkurt sindikata e personelit të hekurudhës paralajmëronte se sistemet e vjetërsuara  duhen zëvendësuar urgjentisht “aksidentet e vogla të përditshme janë paralajmërues të një të aksidenti fatal, nëse nuk do merren masa urgjente”.

Komisioni i BE paditi Greqinë në 15 shkurt për mosrespektimin e masave të sigurisë në linjën hekurudhore, pavarësisht fondeve shumë milionëshe të investuara nga BE herë pas here.

Në zyrat e Hellenic Train në Athinë u protestua nga qytetarë të revoltuar pas aksidentit  në Tembi. Protesta paqësore ka pasur edhe në Larisa e Selanik, ndërsa sot në shenjë proteste nuk funksionon METRO në Athinë.

S'KA KOMENTE