Aksident i rende, makina perplas per vdekje drejtuesin e motorit

Aksident i rende, makina perplas per vdekje drejtuesin e motorit

819
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Sukth – Manze, ku si pasojë ka humbur jetën një person, rreth 40 vjeç.

Bëhet me dije se një makinë ka përplasur një motorçikletë, dukë lënë të vdekur drejtuesin e kësaj të fundit.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesine mjekëve.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE