Ahmetaj: “Më e rënda s’ka ardhur”/Qeveria po vepron përtej mundësive financiare

Ahmetaj: “Më e rënda s’ka ardhur”/Qeveria po vepron përtej mundësive financiare

75
SHPËRNDAJE

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj thotë se qeveria shqiptare po vepron përtej mundësive të saj financiare për të përballuar situatën e vështirë ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Ahmetaj tha, gjatë interpelancës në parlament për rritjen e çmimeve, se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që e ka mbajtur çmimin e energjisë të pandryshuar, duke subvencionuar në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Pjesë nga fjala e Ahmetajt në Parlament:

Është e duhur situata për debat, për situatën e çmimeve. Ne kemi për detyrë të sqarojmë opinionin publik se çfarë po ndodh me çmimet të derivuara nga invazioni rus. S’ka debat që çmimet janë ritur, arsyet e çmimeve kemi më debat? Jo nuk kemi. Çmimet janë derivim i krizës së luftës në Ukrainë. Çmimi i naftës dhe kuotave të vendosura nga OPEC, është rritur nga 65 në 114. Në respekt të profesionalizmit tuaj, t’i referoheni drejt, çmimet e grurit, çmimet e miellit pse janë rritur. Fatkeqësisht këtë nuk e kanë ndaluar qeveri më të pasura, dhe një vend si i joni patjetër që merr masat e veta. Po energjia elektrike? A e dini që në Gjermani në raport me 2019 është rritur çmimi i energjisë 500 për qind. Çfarë do të ndodhte sot me një biznes shqiptar të vogël, të mesëm, kur furnizimi bën të mos shkojë më shumë se 24-24, do t’i shkonte 5-fish. Ajo që ka bërë Shqipëria kalon përtej mundësive të veta financiare. Jo për të bërë garë me opozitën.

Mund të shkojë edhe në 200 milionë dollarë subvencioni në vit. Një familje në Itali, Gjermani, Suedi, dhe Angli i është rritur fatura energjitike 40, 50 për qind. Dhe më e rënda nuk ka ardhur akoma. Çfarë ka bërë kjo qeveri? Të mos kemi në asnjë moment ndërprerje, ka subvencionuar. Është sociale, po. Është përtej mundësive. Ne jemi në pikën që akoma nuk kemi prekur asnjë projekt, përpos që po subvencionojmë. Nga ana tjetër kemi vendosur të vazhdojmë projektet publike, për të mos hyrë në atë spiralen negative ekonomike. Unë e di shumica nga ju shtireni kur thoni hiq taksat. Taksat e kolapsojnë shtetin se s’do të kemi mundësi të paguajmë mësuesët, mjekët, të blejmë vaksina. Kush e do këtë? Askush, por ka shumë opozita në botë që e kërkojnë këtë. Zero taksa për biznesin e vogël, zero taksa për të punësuarit deri në 400 mijë lekë.

S'KA KOMENTE