Ahmetaj: Gati projektligji për rritjen e çmimit të energjisë, ja kush do...

Ahmetaj: Gati projektligji për rritjen e çmimit të energjisë, ja kush do të preket

126
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar në mbledhjen e sotme se qeveria ka gati projektligjin për rritjen e çmimit të energjisë. 

Ai tha se bëhet fjalë për 25% të konsumit të energjisë, ndërsa shtoi se këtu përfshihen rreth 5% të familjeve.

Ahmetaj theksoi se nga ky ndryshim nuk preken familjarët dhe bizneset e vogla. Ndërsa kryeministri Edi Rama paralajmëroi më herët se çmimi do të rritet për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kw.

“Pyetja juaj më jep një mundësi që të shpjegoj me qytetarët se sa i përket biznesit të vogël dhe familjarëve, nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike. Në raport me mundësitë dhe progresivitetin, ka një pjesë të vogël të familjeve, që harxhojnë rreth 25% të konsumit të energjisë, që kalojnë mbi 700 km. Ato familje që harxhojnë 700kv në raport me ato familje që nuk i kanë ato mundësi, do të trajtohet më ndryshe. Familjet që harxhojë më pak, nuk i ndryshon çmimi. Ato familje që harxhojnë, nuk harxhojnë kot. Nëse ne ato rreth 75-00 sipërmarrje të tensionit të ulët do i kishim lënë në mëshirë të tregut, do paguanin 134 lekë. Nuk i kemi lënë në mëshirë të fatit. Jo qytetarëve të këtij vendi, ata që kanë harxhim normal të energjive, dhe kanë të ardhura mesatare dhe të ulëta, nuk do iu rritet asnjë cent çmimi. Qeveria do të vazhdojë t’ju subvencionojë çmimin. Edhe për 7500 bizneset e nivelit të mesëm do i subvencionojnë.”, u shpreh Ahmetaj.

S'KA KOMENTE