A po paralajmëron Rama largimin nga politika?“Kush vjen pas meje të ndjekë...

A po paralajmëron Rama largimin nga politika?“Kush vjen pas meje të ndjekë të njëjtën rrugë me liderët”

18
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria ka raport shumë të ngushtë me Malin e Zi dhe Kroacinë, dhe jo vetëm me Serbinë.

Por sipas tij nuk duhet harruar që konteksti është i ndryshëm pasi vendet e rajonit janë në proces negociatash.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama iu përgjigj pyetjes nga komentatorë të ndryshëm në Kosovë se pse Shqipëria duhet të ketë një raport kaq të ngushtë me Serbinë dhe mos ta ketë me Kroacinë apo Malin e Zi?

Rama: Kroacia është në një tjetër linjë. Për sa kohë ne jemi në të njëjtin rajon, problemin për të zgjidhur e kemi me Serbinë, jo me Kroacinë. Për këtë arsye dhe marrëdhëniet me Serbinë, në këndvështrimin tim duhet t’i shikojmë si një mundësi e madhe për të zgjidhur një problem të madh.

Po raportet e Ramës si janë me Presidentin turk Erdogan dhe ku mbështetet gjithë ky raport miqësor?

Rama: Të shkëlqyera janë. Është çështje interesi. Unë di çfarë interesi ka Shqipëria te Turqia dhe në funksion të këtij interesi këto marrëdhënie janë shumë të rëndësishme. Unë uroj që cilido që vjen pas meje ta kuptojë këtë gjë. Për një vend si Shqipëria, që nuk ka një peshë objektive të padiskutueshme dhe të pavarur nga persona të e drejtojnë, është shumë e rëndësishme që interesi i vendit të kalojë edhe përmes marrëdhënieve personale dhe është e rëndësishme që marrëdhëniet personale të jenë të njëjta me interesin. Unë besoj se këtë gjë e kam arritur dhe jam krenar.

Keni vendosur të largoheni?

Rama: Jo, unë nuk kam menduar kurrë se do plakem keq në këtë detyrë. Shembujt e keqplakejs në këtë rol janë të tillë që janë të frikshëm për të gjithë.

S'KA KOMENTE