A do të hiqen përfundimisht masat anticovid?

A do të hiqen përfundimisht masat anticovid?

147
SHPËRNDAJE

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, teksa ka qenë e pranishme në një aktivitet, ka folur në lidhje me lehtësimin e mundshëm të masave anticovid.

Rakacolli tha se për momentin diçka e tillë nuk po diskutohet, ndërkohë që e cilësoi shumë të rëndësishëm procesin e vaksinimit.

Sipas Rakacollit është ende shpejt për të folur për lirimin e plotë të masave anticovid, dhe procesi duhet të jetë gradual.

“Siç e kemi theksuam gjithmonë ne ndjekim me vëmendje situatën epidemiologjike, kemi një numër të qendrueshëm të personave të shtruar në spitale.

Ka vende që zbatohen masat dhe ka vende të tjera që nuk zbatohen. Asgjë nuk shihet me shifra ditore, se do të shkonim drejt gabimeve, mos harroni që nuk shkon njeri që të vaksinohet ditën e Shën Valentinit.

Unë nuk mendoj që ajo që presim është lehtësimi i masave, ajo që presim ne është ajo që pandemia të menaxhohet si duhet. Masat shkojnë në përputhje me rastet dhe kushtet epidemiologjike”, tha Rakacolli.

S'KA KOMENTE