91 aksidente në mars/ 118 të plagosur, ndër ta disa të vrarë

91 aksidente në mars/ 118 të plagosur, ndër ta disa të vrarë

65
SHPËRNDAJE

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 118 persona nga 145 në muajin Mars 2022.

INSTAT ka publikuar raportin statistikor të aksidenteve gjatë muajit mars. Aksidentet rrugore, në 80,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 30,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 6,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Premte, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të Shtunave.

Në muajin Mars 2023, 41,8 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 17:00-24:00.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, numërohen 263 aksidente rrugore nga 285 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,7 %. Numri i të aksidentuarve është 360 persona nga 392 persona të aksidentuar në tremujorin e parë të vitit 2022. Aksidentet rrugore, në 19,4 % të rasteve, në tremujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur me 41,7 %.

S'KA KOMENTE