8 armët qe kishin destinacion Britanine, zbardhet dëshmia e shoferit të furgonit

8 armët qe kishin destinacion Britanine, zbardhet dëshmia e shoferit të furgonit

511
SHPËRNDAJE

Është zbardhur dëshmia e 34-vjeçarit  Jetmir Koloshi, në furgonin e të cilit u zbuluan 8 armë zjarri, pak ditë më parë në portin e Durrësit.

Koloshi është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me armët e gjetura, dhe se një shqiptar që nuk e kishte takuar më parë i kishte dhënë pakon, ku gjendeshin dhe armët.

Armët u zbuluan pak para se furgoni Mercedes Benz të hipte në një traget të nisur për në Ankona në Itali. Destinacioni përfundimtar i shoferit ishte Luton, Bedfordshire, ndërsa ai ka shtuar se personi që i kishte dhënë armët i kishte shënuar dhe dy numra telefoni të personit që do të merrte pakon në Britaninë e Madhe.

Policia zbuloi pistoletat kur kontrolloi automjetin pasi u sinjalizua nga skanerët e sigurisë.

“Është thelbësore që të gjejmë personat e tjerë të përfshirë në këtë. Në këtë fazë, nga intervistimi ynë, shoferi mohon të ketë dijeni për armët brenda automjetit të tij”, thanë burime policore.

S'KA KOMENTE