700 punonjës policie do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës kundër rritjes së çmimeve në Tiranë. Mesohet se Policia e Tiranës me 6 komisariate është e angazhuar dhe po ashtu FNSH-të janë në gatishmëri si dhe forcat e Gardës së Republikës.
Në ndihmë kanë ardhur dhe punonjës policie nga qarqet e tjera. Vëmendje e shtuar për ruajtjen e institucioneve.
Sipas ligjit për tubimet, në gatishmëri do jenë dhe forcat zjarrfikëse dhe shërbimi shëndetësor. RENEA do të jetë e pozicionuar afër Kryeministrisë me dy autobotë për shpërndarjen e turmës.