Një tragjedi ka ndodhur në Agioi Anargyros të Artës ku një 60 -vjeçar vrau vëllain e tij 55-vjeçar.
Dy vëllezërit jetonin në të njëjtën shtëpi, sipas skai.gr.news . Në mesditë teksa ndodheshin në oborrin e banesës së tyre, ata janë përleshur.
Më pas 60-vjeçari ka nisur të rrahë vëllain e tij, duke bërë që 55-vjeçari të marrë frymën e fundit. Ai më pas ka njoftuar me qetësi fqinjin e tij për veprimin e tij dhe ai ka njoftuar policinë.
60-vjeçari u arrestua nga Policia e Sigurimit të Artës dhe do të sillet në Prokurori për akuzën e vrasjes me dashje.
Dy vëllezërit që jetonin së bashku duket se kanë pasur zënka të shpeshta ku njëri prej tyre ka rezultuar edhe fatal.
https://www.skai.gr/news/greece/arta-60xronos-skotose-ton-aderfo-tou-stin-ayli-tou-spitiou-tous