58-vjeçarit i ikën gruaja nga shtëpia, ngre alarmin në polici

58-vjeçarit i ikën gruaja nga shtëpia, ngre alarmin në polici

412
SHPËRNDAJE

Një grua është larguar prej 5 ditësh nga banesa e saj ndërsa bashkëshorti ka ngritur alarmin në polici.

Gruaja është larguar që prej datës 1 prill, duke mos pasur më asnjë kontakt me familjarët e saj.

Ndërkohë policia ka nisur punën për gjetjen e saj.

Njoftimi i policise:

Më datë 05.04.2023, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasi V. V., 58 vjeç, se prej datës 01.04.2023, ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., 52 vjeçe, pasi ajo është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj.

S'KA KOMENTE